Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, kanë filluar një valë të re të sulmeve ajrore kundër 36 objektivave të Huthi në Jemen.
Kjo valë kishte për synim të kryejë sulme në mbi 13 lokacione për të paaftësuar grupin që mbështetet nga Irani, i cili po kryen sulme ndaj interesave ndërkombëtare dhe amerikane.
Në këtë sulm janë aktivizuar edhe luftanijet që kryen sulme edhe gjatë të premtes mbi Irak dhe Siri.
Sulmet goditën bazat që i shfrytëzon ky grup militant, për të nisur sulmet me dron dhe që së fundmi kishin rezultuar me vrasën e tre ushtarëve amerikanë në Jordani.
/a.r