SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, Garda Kombëtare moblizohet për të kontrolluar fluksin e imigrantëve

SHBA ka shtuar forcat ushtarake në kufirin e saj me Meksikën për të ulur numrin e imigrantëve.

Mijëra trupa amerikane shtesë janë urdhëruar të shkojnë në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën, vetëm dy ditë pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi që ushtria amerikane të rrisë praninë e saj atje.

Tashmë ka afërsisht 2200 forca aktive në kufi si pjesë e misionit “Joint Task Force-North”, me bazë në El Paso, Teksas. Ato do ndihmojnë në mbështetjen e punës së Doganave të SHBA-së dhe Mbrojtjes së Kufirit.

Nuk është ende e qartë se cilat njësi specifike po urdhërohen të shkojnë në kufi me Meksikën.

Ndërkohë një kontingjent i Gardës Kombëtare i quajtur “Operacioni Lonestar” është dërguar në kufi, i kryesuar nga Garda Kombëtare e Teksasit. Sipas Departamentit Ushtarak të Teksasit, aktualisht në kufi ndodhen 4,500 roje kombëtare.

Ata do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar Patrullën Kufitare, duke mbështetur në qendrat e komandës dhe kontrollit dhe duke ofruar më shumë specialistë për të vlerësuar flukset e imigrantëve.

Trupat pritet të ndihmojnë gjithashtu me operacionet ajrore.

“Më shumë trupa pritet të dërgohen në kufi në javët dhe muajt e ardhshëm në këtë valë të parë të ndalimit të imigracionit masiv”, tha një nga zyrtarët amerikan.

Nuk është e qartë nëse trupat do të jenë të armatosur. Por asnjë nga ata nuk është i autorizuar të kryejë arrestime, sekuestrime droge apo përleshje me imigrantë, përveçse të ndihmojë në transportimin e tyre.

Presidenti Trump tha në një urdhër ekzekutiv të hënën, se ai do të vendosë brenda 90 ditëve nëse do të përdorë “Aktin e Kryengritjes” në kufirin SHBA-Meksikë, i cili do t’i lejonte të përdorë trupat amerikane.

Numri i emigrantëve që kalojnë kufirin jugor ka rënë kohët e fundit. Kujtojmë që nga 1,100 deri në 1,300 imigrantë kalojnë në ditë kufirin SHBA-Meksikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com