Në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners” është lokalizuar dhe arrestuar në Gjermani, 62-vjeçari me iniciale F.I. nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 3 Shkurt 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”.
62-vjeçari dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 Eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.
Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.
Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
/a.r