Shabani: Lufta brenda PD bëhet për paratë, jo për vulën

Konflikti mes palëve në PD për vulën e partisë po bëhet për paratë dhe jo për vulën në vetvete.

Endri Shabani, aktivist i Nismës Thurje tha në emisionin “3D” në RTSH se, sipas tij, konflikti mes palëve në PD për vulën e partisë po bëhet për paratë dhe jo për vulën në vetvete. Shabani tha se janë paratë e KQZ-së që e mbajnë administratën të karikuar.

Sipas Shabanit, mbledhja e mbështetësve nga ish-kryeministri Sali Berisha poshtë ballkonit të shtëpisë së tij është kult, që tashmë po shpërbëhet.

Ajo që po bën Berisha nga ballkoni është kult. Elemente  kultitit janë, ka një lider karizmatik, ka izolimin, monopolin e të vërtetës dhe bota polare, pra ne jemi të mirët të gjithë të tjerët janë të këqij. Por kultet shpërbëhen, historia e ka treguar. Kur shpërbëhen kultet? Ku ka krizë të liderit, vdes , sëmuret, shkon në burg apo diskreditohet publikisht, ose kur ka krizë të lidershpirt, kur mbarojnë burimet financiare. Dhe unë mendoj që një nga konfliktet kryesore që kanë për vulën, nuk është hiç për vulë, por për lekët. Janë lekët e KQZ që mbajnë administratën të karikuar. Ajo u pre. Ke disa arrestime dhe në krahun e Berishës që unë besoj se kanë shërbyer si banka që financonin zgjedhjet apo kanë mbështetur këto turet që bënte ky me foltoren dhe këto po priten. E fundit është kur dalëngadalë shpërbëhen njerëzit, nuk takohen më. Është një kult në shpërbërje e sipër”, tha ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com