Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ishte i shqetësuar nga perspektiva e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur pretendimin e Trump se ai mund të ndalonte luftën e Ukrainës me Rusinë brenda 24 orëve si “shumë të rrezikshëm”.
Presidenti Zelensky, në një intervistë për Channel 4 News, ftoi Donald Trump të vizitojë Kievin. Megjithatë, Zelensky shtoi një kusht: të demonstrojë aftësinë e tij për t’i dhënë fund luftës me Rusinë brenda 24 orëve, siç ish-presidenti Trump deklaruar më herët.
“Ai është i mirëpritur të vijë këtu, por unë mendoj se ai nuk mund ta përfundojë luftën në 24 orë, pa i dhënë tokën tonë Putinit”, tha Zelensky.
Zelenskyy e përshkroi retorikën e ish-presidentit si “shumë të rrezikshme” dhe dukej se ishte i shqetësuar se ideja e Trump për një zgjidhje të negociuar mund të përfshinte planin që Ukraina, të bëjë lëshime të mëdha ndaj Rusisë./m.j