Sfida në Tik-Tok, një vajzë 7-vjeçare bie në koma

Tik-Tok është bërë sërish rrezik për të miturit. I tillë është edhe rasti i një vajze 7-vjeçare në shtetin amerikan të Misurit, e cila është në gjendje kome si pasojë e një sfide virale që ka realizuar në rrjetin e njohur social.

Lodra, me të cilën ajo po luante, bazuar në udhëzimet që i ka dhënë sfida e Tik-Tok i kanë shkaktuar vajzës djegie të rënda. Për mediat e huaja babai i vajzës së vogël ka rrëfyer momentet e ngjarjes së rëndë.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Dëgjova të bërtiturën e saj dhe ishte therëse”, tha babai i viktimës, Josh Selby, 44 vjeç, për Kennedy News, ndërsa rrëfente kalvarin e tmerrshëm të vuajtjeve fizike.

Sfida virale në Tik-Tok, por edhe në Youtube, është që fillimisht lodra qëndron në frigorifer dhe më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshme.

“Ajo e kishte ngrirë kubin një natë më parë, dhe të nesërmen më tregoi se ishte i fortë dhe po luante me të,” shpjegon babai i së voglës.

Ky eksperiment në dukje i padëmshëm shkoi keq, pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke prekur fytyrën e fëmijës, por edhe pjesë të tjera të trupit.

Babai dhe nëna e saj, e çuan vajzën e tyre menjëherë në spital, ku tashmë është në gjendje të stabilizuar.

Plagët janë më shumë sesa thjesht fizike sepse fëmijës së vogël po i ndikon kjo situatë edhe në gjendjen mendore.

Ndërkohë, Tik-Tok paralajmëron në faqen e tij se platforma nuk “lejon shfaqjen ose promovimin e aktiviteteve dhe sfidave të rrezikshme ose dhunës”. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar njerëzit të provojnë marifete të rrezikshme që dyshohet se janë përhapur përmes platformës.

Ndërkaq, Shqipëria ka lajmëruar mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1 vjeçare, pas vrasjes së të miturit në shkollën Fan Noli, për të cilën një pjesë e përgjegjësisë iu la edhe kësaj platforme.

Megjithatë faza e mbylljes, siç deklaroi Kryeministri Rama kërkon një periudhë kohe, ndërkohë autoritetet do të bisedojnë me kompaninë për vendosjen e filtrave me qëllim mbrojtjen e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com