Partia Socialiste i ka paraqitur një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Special Report”, tha se kjo iniciativë nuk është ‘gjueti shtrigash’ ndaj portaleve.
Ndër të tjera ai tha se duhet të hetohen për bashkëpunimin me Rusinë, Iranin dhe Kinën.
“Nëpërmjet këtij hetimi do të shikohet se carë financimi, kemi pasur për terrorizëm, ku kemi ligj. Pse të mos ndodh kjo kur disa shtete kanë shpallur Shqipërinë vend armik, si Irani, Rusia, Kina, vende që nuk e përkrahin mënyrën e qeverisjes sonë.
Për të mos thënë që kemi fqinj afër që nuk e duan këtë. Russian Today është e ndaluar në shumë vende evropiane dhe transmetohet vetëm në Serbi. komisioni duhet të hartojë dhe raste të tjera dhe më pas do dalë me propozime konkrete. Nuk është gjueti shtrigash për disa portale, por mbrojtje e sigurisë së vendit tonë.”, tha ai./m.j