Pas emërimit të 12 drejtorëve të rinj të policisë në qarqe, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Edvin Ndreu shefi i komisariatit Nr.6 në Kombinat, do të transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.
Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier.
Ndërsa Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin, mësohet se është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Emërimet janë në kryerje e sipër pasi pritet të ketë një rotacion edhe mes figurave të hetimit të krimit, që ende nuk janë prekur nga vendimarja e Prodës.
Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qendrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë.
Ndërkohë drejtorët e mëparshëm në qarqe të Policisë së Shtetit, si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe të tjerë, janë çuar në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit, por mund të marrin edhe detyra të tjera.
EMRAT E DREJTORËVE TË RINJ TË POLICISË SË SHTETIT
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi
Drejtor i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj
Drejtor i Policisë së Durrësit, Vilson Bala
Drejtor i Policisë se Kukësit, Gentian Berberi
Drejtor i Policisë së Lezhës, Altin Mena
Drejtor i Policisë së Vlorës, Elidon Çela
Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, Altin Merizaj
Drejtor i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha
Drejtor i Policisë së Beratit, Luigj Vathi
Drejtor i Policisë së Dibrës, Artion Duka
Drejtor i Policisë së Shkodrës,Fatmir Lleshaj
Drejtor i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti