Serbia dërgon ushtrinë në kufirin me Kosovën, Hasani mesazh Beogradit: Qesharake!

Qesharake e ka cilësuar ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vendimin e Sebisë për të vendosur ushtrinë në kufirin me Kosovën.

Gjatë deklaratës për media me homologen Donika Gërvalla, Hasani tha se një veprim i tillë nuk mund të ndodh me fqinjin, aq më pak në shekullin e 21, teksa shprehu edhe një herë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën.

Kosova ka një aleat të përjetshëm dhe të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në të mirë dhe në të keqe Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe pranë shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon dhe në kufi të Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21 se nuk i çohen ushtri më të kufiri fqinjëve dhe askush nuk duhet të vazhdoj më këtë lojë që është qesharake se të gjithë e kemi të qartë se garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës është NATO ku edhe Shqipëria është pjesë”, tha ministri Hasani.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com