Serbia akuza Perëndimit: U dhanë miliona euro për të ndërhyrë në zgjedhje

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Siniša Mali ka deklaruar se vendet e rajonit, dhe vendet anëtare të BE-së kanë interes që të shkaktojnë trazira në Serbi, në mënyrë që të zëvendësohet qeveria e zgjedhur nga qytetarët në zgjedhje.

“Ata duan që të bëhet një ndryshim i dhunshëm i pushtetit, që të mos jetë siç thonë qytetarët e Serbisë, por siç thonë ata. Kjo ndodh sepse perëndimorët kanë nevojë për dikë me të cilin mund të menaxhojnë, është e qartë se nuk munden me Aleksandër Vuçiçin. Ai është një njeri që ka treguar se sa shumë e do këtë Serbi.”

Duke komentuar protestat e një pjese të opozitës Mali theksoi se zgjedhjet e fundit ishin të “pastra si loti” edhe pse sipas tij u investuan qindra milionë euro për ta ndryshuar vullnetin e votuesve.

Ai përkujtoi se opozita pretendonte se presidenti Vuçiç do ta njihte Kosovën, për të vendosur sanksione kundër Rusisë, dhe do ta fuste Serbinë në NATO, gjë që nuk ndodhi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com