Gara e ethshme mes Donald Trump dhe Kamala Harris për Presidencën e SHBA-ve, është me interes në të gjithë globin.
Shumë sondazhe kanë pyetur në vende të ndryshme të Evropës se çfarë mendon populli i tyre për garën dhe për kë do të votonin, nëse do të kishin të drejtën për ta bërë këtë.
Më poshtë është një përmbledhje e sondazheve për qëllimin e votimit sipas vendit, të mbledhura gjatë muajit të fundit. Ato janë përpunuar duke përjashtuar ata që janë shprehur të pasigurt, për qëllime standardizimi.
Rezultatet sugjerojnë se Europa Perëndimore preferon Kamala Harris, ndërsa lindja anon më shumë nga Trump.
Sa i përket Ballkanit, serbët preferojnë në masë Donald Trump me 67%, ndërsa shqiptarët në Kosovë preferojnë Kamala Harris po me 67%.
Britanikët, francezët, gjermanët, italianët dhe spanjollët preferojnë në masë Kamala Harris. Ndërsa bullgarët, gjeorgjianët, hungarezë dhe moldavët duan Donald Trump.
Më poshtë grafiku i përpiluar nga Europe Elects.