Armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e targa të vjedhura janë sekuestruar në Kurbin gjatë një aksioni policor të koduar “Gold and Guns”.
Në pranga ka rënë 25-vjeçari Geri Rizvani (Lika), ndërsa në kërkim është shpallur babai i tijZyhdi Lika.
Në banesën e tyre u gjetën armët dhe sendet e tjera. Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper; një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/a.r