Sekuestro për tokën e Artan Gaçit, e shoqja: Po hetohet origjina e një prone që në ‘94

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një sipërfaqe toke truall prej 5512 m2 në pronësi të ish-deputetit Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Toka truall ndodhet në fshatin Gjilekë të Himarës dhe ajo është vënë në sekuestro preventive pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi se ka regjistruar edhe një procedim penal për këtë rast.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi për këtë çështje, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje ish-deputetin Gaçi si dhe kryetarin në detyrë të Bashkisë Himarë Jorgo Goro.

Lideri demokrat Sali Berisha reagoi per rastin duke thënë se Artan Gaçi ka marrë qindra e mijëra tokë publike dhuratë nga qeveria.

“Ti krahason Artan Gaçin që ka marrë investitor strategjik qindra mijëra metra katrorë tokë publike dhuratë nga ministrja strategjike me Malltezin. A mund të ketë krahasim këtu”?

Por ky pretendim u hodh poshtë nga ish-ministrja Xhaçka, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë”.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Artan Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com