Karbohidratet luajnë një rol kyç në dietën tonë, duke siguruar energji për funksionet trupore. Por, kur bëhet fjalë për humbje peshe, jo të gjitha karbohidratet janë ‘të vlefshme’
Karbohidratet e rafinuara ose të thjeshta, që gjenden shpesh në ushqimet me sheqer dhe ushqimet e përpunuara, mund të çojnë në rritje të shpejtë dhe rënie të niveleve të sheqerit në gjak, duke sabotuar qëllimet e humbjes së peshës
Këto karbohidrate gjenden tek buka e bardhë, orizi i bardhë, brumërat, ushqimet dhe pijet me sheqer (si biskotat, karamelet dhe pijet e gazuara) , ofrojnë ‘kalori boshe’ dhe mund të çojnë në rritje të sheqerit në gjak
Edhe ushqimet shumë të përpunuara, duke përfshirë patatet e skuqura, ushqimet në mikrovalë dhe “fast food”, shpesh janë të pasura në kalori, sheqer dhe yndyrna të pashëndetshme
Ndaj, këshilla e vetme nëse dëshironi të humbisni kile e të jeni të shëndetshëm, është t’i thoni JO karbohidrateve të rafinuara!