Sekretari britanik i Mbrojtjes: Anija spiune, pjesë e agresionit më të gjerë rus

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey u zbuloi deputetëve në fillim të kësaj jave se një nëndetëse e Marinës Mbretërore hasi me një anijeje spiune ruse në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, të cilën e paralajmëroi për veprimtarinë e saj.

Sipas mediave të huaja, ka raporte se anija mund të ketë qenë duke vëzhguar kabllot nënujore dhe infrastrukturën rreth Britanisë.

Sekretari i Mbrojtjes është pyetur nëse shkatërrimi i kabllove do të ishte një akt lufte, me disa shembuj të incidenteve të tilla që kanë ndodhur në mbarë botën vitet e fundit.

Healey thotë: “Kjo është padyshim pjesë e agresionit më të gjerë rus që ne po shohim të drejtuar ndaj Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera perëndimore.”

Ai thekson faktin se Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera filluan një stërvitje të përbashkët për të rritur mbikëqyrjen në të gjithë Balltikun dhe në Kanalin Anglez për të gjurmuar anijet spiune, shkruan A2 CNN.

Healey është pyetur gjithashtu nëse puna e tij bëhet më e lehtë kur bota sheh që Donald Trump kërkon më shumë shpenzime për mbrojtjen nga Britania e Madhe dhe anëtarët e tjerë të NATO-s.

Sekretari i Mbrojtjes thotë se “të gjithë janë dakord” se shpenzimet e mbrojtjes duhet të rriten dhe thekson se Laburistët kanë një angazhim për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com