Sefa mesazh Rithemelimit: Dërgoni propozimet për Kodin Zgjedhor

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa i kërkoi sot grupit të Rithemelimit propozime konkrete për Reformën Zgjedhore.

“Nëse ka opozitarë që mendojnë që votat e diasporës do të duhet t’i administrojë Posta e Edi Ramës bëjnë mirë të na e thonë, nëse ka opozitarë që mendon se të vetmit shqiptarë të diasporës që të votojnë, janë ata që do Rama, përsëri të na e thonë. Mos të japësh asnjë zgjidhje dhe mos të kesh asnjë ide për zgjidhjen e problemeve të proceseve zgjedhore, do të thotë që nuk e ke kuptuar kurrë sesi bëhen dhe funksionojnë zgjedhjet dhe nuk ke faj se në fund të ditës nuk kishe pse ta dije sa të kishe kryetarin që të vinte në listë fituese”, u shpreh Sefa përmes një statusi në rrjetet sociale.

Sipas tij, propozimi i PD në Parlament ka 5 muaj dhe se Rithemelimi nuk ka paraqitur asnjë ide, asnjë kërkesë, apo kundërshti.

“Nëse doni të mirën e shqiptarëve, të demokratëve, dërgoni propozimet tuaja si e mendoni Kodin Zgjedhor, se keni 4 muaj që gënjeni shqiptarët që ne i kemi po nuk i tregojmë. Nuk është politikë të rrish poshtë ballkonit apo të transmetosh publikisht retorikën e ballkonit”, u shpreh Sefa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com