Seanca zgjat vetëm 12 minuta, PS miraton e qetë ligjet, Berisha ia beson ‘revolucionin’ Salianjit

Seanca plenare e kësaj të enjteje zgjati rreth 12 minuta, në dominimin e zhurmuesve të Rithemelimit.

Në krye të aksionit opozitar ishte Ervin Salianji. Ai mori rolin e drejtuesit të grupit të “rrëmujaxhinjve”, pasi Komisioni i Etikës ka përjashtuar për dhjetë ditë Gazmend Bardhi dhe Flamur Nokën.

Pavarësisht zhurmës dhe tentativave për bllokim nga deputetë e Sali Berishës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vijoi me rendin e ditës, ku u miratuan disa projektligje të parashikuara me 73 vota të socialistëve.

Në rendin e ditës ishin çështje dhe marrëveshje me karakter ekonomik.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com