Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme, në një kohë kur vijojnë përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës. Ende pa nisur seanca plenare, deputetët e Rithemelimit kanë shkuar në sallën e Kuvendit, duke krijuar kaos.
Siç shihet edhe nga pamjet, ata kanë marrë karriget ku ulen deputetët e PS dhe i kanë vendosur përmbys para foltores së Kuvendit.
Në këtë moment ka ndërhyrë garda, ndërsa raportohet se mes punonjësve të gardës dhe deputetëve ka patur përplasje, në momentin kur këta të fundit kanë nisur të rrëzojnë karriget pranë foltores.
Theksojmë se 6 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca, pas përplasjeve fizike gjatë seancës së kaluar.
Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë.