Satira e Gjekmarkajt: Albana shyqyr që nuk ma futi një shpullë. Shalsi po mban me gajret Gjylametin

Nga Agron Gjekmarkaj

Ardhja e Mamices në krye të Kuvendit shkaktoi potere e xhelozi të madhe brënda grupit të deputetëve socialist.
Nga tanet nuk kuptohet në Nallbati është më i gezuar apo më i trishtuar?! Hermetik është bërë i paudhi. Të gjithë presin që ai të leshojë një psheretimë zhgenjimi apo gezimi për të thënë më pas ashtu e keshtu! Thjesht rri i ngurosur, i vuvosur, meit! Vetem Saimir Koreshi kendonte hitin e njohur “ tuj tuj tuj pulat e gjata”! Jorushi i Tabakeve si një murgeshë e virtytit lutej per paqen e pergjithshme.

Albana shyqyr që nuk më futi një shpullë se po dilja si me bezdi në mejdan po vetë ama e ndezi makinen grirese të mishit. Nderhyrja e Salianjit më shpetoi! Ai i tha mos e nga të uruarin edhe pse mendjelehte , mezi e kemi çoku na kujton se duhet të qeshim ndonjëherë se gjind jemi helbete! Harami u shfaq si Shën Gjergji.

Gjithëaq hukamave të Dash Sules dhe hipjet e tij mbi karrige që zëri ti shkonte në veshet e duhur nuk qënkesh e lehtë që emer tu vësh!

Por gjylja e madhe plasi nder socialistet që u plaken në atë parti dhe të tjerë që mund të shkojnë të rinj drejt harreses pa e shenuar emrin asgjëkundi.

Pandi Majkua ish xhanan Kryeminister e ka pritur këtë ditë, të dalë vetë atje siper , per festa kombetare të vërë mbi ato thinja të lashta plisin e Kosoves dhe tirqit e Rugoves të veshë! Por jo, ju desh vetem të nxehë pellembet nga duartrokitja kur Babua leshoi emrin e Mamices në atë bina. Qeshi por besimi ju lekund ! Taven e Babos po i duhet vetem ta fshije nga jashte kur ajo piqet, ti marrë erë e të gelltitet në boshllek.

Fatmir Xhafes që i di mirë punet e Dovletit se e ka filluar hetues, pasi dreqosi një reformë në drejtesi e po gatit një tjeter edhe ai i zbardhur neper poste e bir besnik i Partisë i këndej ajo karrige por se dha veten, shtrengoi dhëmbet, një e theu, me bindjen që hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë.

Klosi i cili merr çi japin e nuk e bën veten kur mbetet pa gjë nuk e shihte me sy të keq atë vend bosh pas ikjes së Lindites!!
Çuçi i mesuar me transferime nuk do kishte thënë jo ! Një si mullâ ju krijua aty per aty sapo ndjeu që do bëhej zevendes i Ermos! Njehere ka zevendesuar Nikoqirin, pastaj Taon, tani Ermon ! Të ngjitej nga atje ku zbriti Nikolla goxha qejfi do i behej po nuk qe e thënë! Beraqavers mendoi edhe kaq më mirë se asgjë.

Ermua vetë që aq beteja ka bërë duke hedhur benxine, zift e zjarr mbi Opoziten per një çast tek ish Kryetarja lexonte ikjen pa kthim besoi se po i feks ora e mirë por medet paskesh qënë katilferman, zeherhaberr!

Toni mbyllte sytë dhe enderronte veten atje siper duke na lexuar pjesë nga Talmudi,Bibla e Kurani si i zgjedhur nga Perendia e biri i saj në Tokë!

Po kur i hapi qerratai ç’të shihte fytyren e Mamicushes që behej Kryetarushe.
Ju tha pak gjuha dhe mendoi duhet luftuar që të mbetem se të merr e keqja perpara e kushedi ku perfundon me sy mbyllur.

Mimi di Puccini gjithmonë ka besuar se nese nr 1, i shtetit nuk u jepet kurrë katolikeve per habi, sepaku nr 2 duhej tu mbetej atyre. Ajo e kishte një identikit të qartë , duhej , katolike , nga veriu, një e gjatë, bjonde me sy të kalter, që ka parë botë me sy dhe jo një flokperdredhur, ezmere, nga bregu, e hajthme, nga ata që thanë më mirë çallmen e Sulltanit se kesulen e Papes në 1453 dhe Zoti jua bëri qejfin. Por e mbajti veten për t’ja lënë kohes gjykimin e mbramë.

Nikoqiri i cili nuk e ka shqetesim se çfarë të tjeret vendosin për të besonte se mund të merrej vendimi që si skuth që është ti jep atij ajo kemborë por mori të Çuçit! Nuk e di çe pret se ky gojëprishuri Gaz Bardhi seç i kishte gjetur ca defterë e po pret shtatorin. I thashë e ke homolog, Nikoqiri kendon, i bie kitarres perkthen, ka shpirt lozonjar poeti mos ju hakerre…ja tregoj unë atij poezitë e gjepurat uleriti i ligu.

Termeja kishte parë një shpatull dashi dhe aty i dilte që Tezja do mbetej në Qeveri por edhe një shteg i diltë i hapur po nuk lexohej mirë për të ikur siper apo më vonë poshtë!
Zemra e Tezes e cila rreh per kauzat e medha dhe metaliket fergellonjes u perposh nga një llaftar i ëmbel se mos ajo vetë do bëhej Kryetare anipse aty nuk ka firma!

Por sa emri i Mamicushes doli ajo e di që duhet të shfaqë gezim dhe e bëri!
Tao, kur Lindita na surprizoi aty per aty pat ndjesinë e indiferences po kur Babo e zevendesoi papritmas me Ibrahim Hoxhen mendoi qe puna qenka mire dhe ai u dashkesh per lart! Eh kush e priti që ai do bëhej Mamicush!!!
Gonxhe ishte në ankth të madh derisa ajo mesele u mbyll!! Ai nuk di të flasë vetem të luajë doren të firmosë dhe kryetarlleku do fjalë jo dorë! Aty do i dilnin djerset e kiametit.
Shpetoi i uruari!!

Bela shikonte me inat Opoziten qe bëri gurgulera jo thjesht se lagen Babon me ujë të bekuar dhe e gjuajten me rregullore të skaduar por mbi të gjitha per faktin se ajo ( opozita) nuk u tregua e ndjeshme per modelin e ri të flokeve që Kryetarushja kishte zgjedhur në diten e inagurimit!!! Dhe zor se do na e falë këtë mosvemendje!!
Po Damo pyeti dikush? Ai ka kohe që s’ka pretendime por si sakrificë mund të pranonte të behej i pari i Tabirit! Su bë su bë shendosh!

Po Shalsi u interesua një tjeter? Po mban me gajret Bleron që nuk po i bie që nuk po i bie një herë rruleta se per vete preukupim të vetem ka snobimin e Bores tek platforma gumezhin!

Për Etilden u ndanë në dy kampe! Estetet me në Krye Kryezevendes Liderin Muli dhe mua si zevendes per shpirt i tij thanë që Etilda ose Ogi do ishte e duhura por luftetaret me në krye Frrok Gjinin të pasuar nga Ulsi Manja kerkonin Braçen për Kryetar po llapashitej në llastime , jo mi jo mi nuk dua!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com