Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy do të shkojë gjyq sot pas skandalit të madh politik, ku ai akuzohet si përfitues i miliona Eurove të fituara në fushatën e paligjshme elektorale të financuar nga regjimi i ish-diktatorit të ndjerë Muammar Gaddafi.

Në këtë gjyq historik, krahas ish-Presidentit të djathtë francez, janë të akuzuar gjithashtu dhe 12 persona, duke përfshirë këtu ish-ministra qeverie të clët kanë marrë pjesë në komplote kriminale për të gjeneruar fonde nga një diktator i huaj në shkallë masive.

Pas një hetimi 10-vjeçar kundër korrupsionit, gjykata do të dëgjojë akuzat për atë që magjistratët hetues e quajnë si pakt korrupsioni, mes Sarkozyt dhe regjimit libian.

Mësohet se asokohe, ndërmjetësit dërguan valixhe plot me para në ndërtesat e Ministrive në Paris për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën presidenciale të vitit 2007 që solli dhe fitoren e Sarkozy.

E gjithë kjo situatë ka përkeqësuar raportin mes klasës politike franceze dhe votuesve, me këta të fundit të cilët kanë humbur tashmë besimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com