Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në ambjentet e brendshme të Bashkisë së Sarandës. Hallë dhe mbesë u përplasën në dyert e këtij institucioni , pasi po kërkonin informacion mbi një pronë për të cilën janë në gjyq.
Zoja Velçani 75 vjeç pas debatit verbal , ka qëlluar me grusht mbesën Belipjana Meço rreth 40 vjeç, e më pas e ka kërcënuar atë me mjetin prerës tip “biçak”.
Mardhënia mes hallës dhe mbesës ishte vështirësuar për shkak të pretendimeve që të dyja kishin mbi një pronë, për të cilën konfliktoheshin prej 4 vitesh. Por , kjo ishte hera e parë që konflikti kaloj në dhunë fizike.
Pas arrestimit nga Komisariati i Policisë Sarandë, 75 vjeçarja ndodhet në arrest shtëpie.