Sara dhe Bardhi japin puthjen e parë? Meri e ngacmon: Ik futi ndonjë dush…

Nga shiu në breshër. Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në çiftin e dytë që zyrtarizohet brenda Shtëpisë së Big Brother VIP këtë edicion të tretë.

Megjithatë pas puthjes nuk kanë munguar as ngacmimet e banorëve, ndërsa Meri duke ‘i qarë hallin’ Bardhit, e vuri më në siklet.

“O boo, shife atë u shkri… O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin”- i tha Meri, koment të cilit këngëtari i replikoi duke thënë: “Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë.”

Sara: Zbres unë si një ëngjëll i zi nga qielli…

Meri: Po, ti po si një mjellmë e zezë. O boo, shife atë u shkri, o gjynah për Zotin. O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin.

Sara: Që të mbledhësh veten…

Meri: Është varianti më i mirë. Kur të ngrefet kështu, futi një dush.

Bardhi: Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë.

Meri: 7 herë në ditë, i paska numëruar mavriu.

Fationi: Mavriu….

Meri: Ah mavriu ti ç’të ka gjetur, ç’tu desh ty mor vëlla.

Sara: Moj ti Meri mos ma ngacmo shokun.

Meri: Nuk po ta ngacmoj, por më vjen keq për këtë të shkretin. Jam gati të them hajd dil nga krevati të mbarosh punë.

Sara-Bardhit: Ik mbaro punë te Meri.

Bardhi: Meri faleminderit, do ta mendoj.

Sara: Në rrezik dhe në nevojë shoku shkun ta ndihmojë.

Meri: E ndihmojmë mirë ne, çke ti?!

Sara: O Meri shikoje Bardhin si të shkrihet sa ta puth unë.

Meri: Aty mi… A të të them një vend më perfekt? Kapi veshin dhe je në rregull.

Sara: Unë nga aty e nisa.

Meri: Nga mbrapa veshit.

Bardhi: Ooo, ika unë.

Sara: Moj kuçedër… Lëre se është i vogël dhe s’merr vesh.

Meri: Lam nam, u degjeneruam fare.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com