“Sapo ishte zgjuar nga gjumi”, Spiropali i përgjigjet Bashës: Keni penguar për 4 muaj amnistinë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka pyetur opozitën nëse mendon se SPAK është një organizatë kriminale.

Ajo i është përgjigjur edhe Lulzim Bashës, i cili tha se nga Amnistia Penale do të përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO.

“Do ju lutesha shumë t’i linit akrobacitë me shikje dhe t’i përgjigjeni pyetjes që u bëri zoti Majko. A mendoni ju që i shkoni poshtë ballkonit atij të marrit, është apo nuk është organizatë kriminale SPAK-u? Përgjigjuni pyetjes thelbësore. Sa na takon ne, se na u drejtuat me gisht që shumica prej nesh hyjmë e dalim në SPAK një ditë po një ditë jo, ne e kemi bërë shumë të qartë atë ndarje se ku fillon e ku mbaron pushteti ekzekutiv e ku ai gjyqësor. Shqiptarët e kanë dhënë përgjigjen me votë. Ju nuk dini ç’thoni sepse me drejtësinë jua ka zënë rrota bishtin. Pastaj vjen tjetri, sa është zgjuar nga gjumi dhe thotë ju po liuroni ata që janë dënuar nga GJKKO. Meqë ne në publik duam të përçojmë mesazhet e duhura, ka ardhur ky draft i krasitur, të cilin na keni penguar për 4 muaj ta votojmë këtu. U keni hequr të drejtën qindra familjeve të kenë të dashurit e tyre pranë”, tha Spiropali.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com