Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka nuk do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën në Tiranë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, Mitsotakis nuk do të marrë pjesë për shkak të zhvillimeve në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për mbështetjen greke për Belerin, të cilat mediat në vendin fqinj i konsiderojnë provokuese.
Në vend të Mitsotakis në Tiranë nuk do të jetë as Gjergj Gerapetriti. Përfaqësimi grek do të ekzistojë në nivel të ulët diplomatik.
Kujtojmë se ditën e nesërme, më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me Samitin për Ukrainën të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) do të vazhdojë procesi ndaj Belerit.
SPAK ka propozuar një dënim prej 2.5 vjet burg për Belerin. Ndërkohë po diskutohet edhe çështja e lejes që Beleri ka kërkuar për t’u betuar në postin që u zgjodh, për të cilën pritet një përgjigje më 19 mars nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë./m.j