Samiti i Paqes, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vjen në Tranë më 28 shkurt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Shqipërinë më 28 shkurt.

Vizita e Zelenskyt do të zhvillohet në kuadër të një Samiti që do të zhvillohet në vendin tonë, për Ukrainën.

Samiti do të mbahet në datat 28 dhe 29 shkurt.

Gjatë një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë nga Shkupi, Rama tha se Samiti në fjalë është në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me Zelenskyn sfidat e sigurisë.

“Do pregatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me këtë do të përpiqemi që në këtë hark kohor të kemi takimin tjetër me përfaqësuesit e rajonit, për të bërë një bilanc të këtij muaji. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas sfidat e sigurisë”, ka deklaruar Rama.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com