Samiti i NATO-s “mbledh” liderët ballkanikë, Mickoski publikon foto me Ramën: Koha për një epokë të re të dialogut…

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Lajmin e ka bërë të ditur, Mickoski nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook. Mickoski ka ndarë një foto nga takimi i tyre, ndërsa shkruan se rajoni ka mundësi zhvillimi nëse do të përshpejtohet e ardhmja dhe prosperiteti i qytetarëve të tij.

Lideri maqedonas shprehet se në këto momente është e rëndësishme që të fokusohemi në pikat e përbashkëta, të cilat përbëjnë bazën për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira, ndërsa shton se tashmë ka ardhur koha për të filluar një dialog të barabartë dhe miqësish të vërteta midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“U takova me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse përshpejtohet e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve të tij.

Le të fokusohemi rreth pikave që na bashkojnë dhe janë baza për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira.

Është koha për të filluar një kohë të re dialogu të barabartë dhe miqësish të sinqerta”,- shkruan kryeministri Hristijan Mickoski, në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com