Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbardh pikat e diskutimit: Shqipëria është vlerësuar pozitivisht

Një ditë pas samitit në Bruksel, kryeministri Edi Rama zbardhi detaje nga takimi, ku j shpreh se ka marrë një vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“U diskutua perspektiva e vendeve tona drejt BE, u vu në pah procesi i bërë, u fol për procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi dhe më vjen shumë mirë të ndaj me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe posaçërisht nga Komisioni Evropianë vlerësohet me nota pozitive për skuadrën tonë të negociatave në fazën e parë të skanimit të krejt organizmit shtetëror të Shqipërisë dhe të tregjeve tona.

Këto ditë do të organizojë një takim falënderimi dhe motivimi për më tej të anëtarëve të kësaj skuadre, e cila në totalin e vet, po të marrin negociatorët, të marrim prezantuesit dhe kontribuuesit, është rreth 1000 vetë, ku përfshihen jo vetëm institucionet e ekzekutivit, por edhe institucionet e pavarura”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, Ballkani Perëndimor është dëgjuar dhe ka fituar respekt si kurrë më parë nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor është dëgjuar, kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë dhe është bërë pjesë e pandashme e punës së Brukselit dhe ma ha mendje, ndoshta të dy presidentët aktualë Charles Michel dhe Ursula von der Leyen e kanë vizituar Shqipërinë dhe rajonin më shumë se të gjithë paraardhësit tyre të marrë së bashku.”-tha kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com