Salianji shkon në selinë e PD, zbulohet Prokurorja që do të firmosë arrestin!

Prokurorja Elona Alvora pritet të firmosë urdhrin e arrestimit për Ervin Salianjin, urdhër ky që më pas do t’i dorëzohet Policisë së Tiranës. Alvora u zgjodh ditën e sotme përmes shortit.

Vetë deputeti demokrat që do të vuajë një vit burgim është parë sot në selinë e PD, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Salianji ka deklaruar se do të vetëdorëzohet dhe se fushat elektorale do ta vijojë nga qelia.

Në seli është edhe Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com