Salianji në “qelinë” e Belerit, avokati: Ka kryer krim të rëndë. Opozita, organizatë kriminale

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Tirana Live” u shpreh se Ervin Salianji mundet që edhe sot të transferohet në burgun e Fierit. Në burgun e Fierit, më herët kanë qenë të dënuar edhe Fredi Beleri dhe Saimir Tahiri.

Gjithashtu gjatë intervistës në studio, avokati shtoi se vepra kriminale e Salianjit është kallëzim i rremë dhe jo shpifje.

Më tej shtoi se inskenimi i “Babales” ishte i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

“Do të jetë në burgun e Fierit sepse burgu i Fierit ka kushte. Në burgun e Peqinit është burg i sigurisë së lartë. Dhe si burg i zakonshëm dhe më afër është burgu i Fierit. Si rregull sot do të duhet të rrijë në drejtorinë e policisë së Tiranë, por mund ta marrin edhe sot edhe ta çojnë. Sa i përket personave që ishin të pranishëm në mbështetje të tij, ishin të njëjtit ata që bënë masakrën e 26 majit, të njëjtët figura. Ishin ata të ’97, ishin ata që hedhin ato bombat tymëse. Këta deputetët, faktikisht aktin kriminal dhe të qenurit organizatë kriminale e treguan dje në gjyqin e Apelit. Sepse do të shkonin atje një zot e di. Kallëzime të rreme kemi plot, por të japësh 300 mijë euro të fusësh persona të tjerë, është një krim jashtëzakonisht i rëndë. Dhe është e frikshme për këtë vend, kur mendon që Salianji këtë e bëri sepse iu ofrua posti i ministrit të Brendshëm kur PD të vinte në pushtet…Organizatorë të vërtetë të “Babales” ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta, ky Salianji ishte “xhol” i tyre”, u shpreh avokati në “Tirana Live” në ABC News.

Ndër të tjera ai theksoi se presionet dhe shantazhet e opozitës ndaj gjyqtarëve janë kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com