Salianji në qeli, Petro Koçi: Berisha është i lumtur, do të shkaktojë kaos dhe trazira

Deputeti socialist, Petro Koçi tha se ndjen keqardhje për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit. Deputeti demokrat bëhet i pari ligjvënës në 34 vite që dënohet me burg.

Koçi tha në studion e News24 se të lumtur nga dënimi i Salianjit nuk janë socialistët, por kryetari i PD, Sali Berisha.

Ai shtoi se Salianji u dënua nga Shkalla e Parë para disa vitesh dhe Apeli konfirmoi dënimin për shkak se sipas tij ishte falsifikuar një provë dhe jo për kallëzim të rremë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Petro Koçi: Më i lumtur për dënimin e Salianjit është Sali Berisha për të shkaktuar kaos dhe trazira, jo për Sali Berishën por tani për një tjetër. Nuk është ndonjë situatë re. Si koleg më vjen keq, nuk ndjej kënaqësi të shoh tjetrin në burg, e kam provuar vetë dhe është një gjë që nuk i shkon një politikani, një njeriu të mirë, të zakonshëm.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë ka lidhje me një provë të falsifikuar jo thjesht me faktin dhe një proces denoncimi. Ne denoncojmë çdo ditë gjëra nga më të ndryshmet.

Ola Bruko: Akuza është kallëzim i rremë. Por Salianji nuk e ka kallëzuar, e ka artikuluar politikisht nga selia…Petro Koçi: Thelbi është te fabrikimi i një prove. Nuk është problemi se Salianji apo një tjetër ka denoncuar diçka, kjo është krejt normale.

Ola Bruko: Mazhoranca thotë se goditja u bë pasi Salianji mori drejtimin politik të Elbasanit…

Petro Koçi: Ka një dënim të shkallës së parë prej disa vitesh, Apeli ishte konfirmim. Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte 3:0. Gjyqi për vulën ishte më i rëndësishëm se gjyqi për Salianjin. Vendimi për vulën u dha nga të njëjtët gjyqtarë që morën vendimin edhe dje.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com