Salianji akoma ‘tek ura’: Si i hoqi Rama ministrat ashtu, pa asnjë shpjegim?!

Të gjithë ata që kanë dëshmuar në komisionin hetimor për sistemin TIMS nuk janë më në funksionet e tyre.

Kështu u shpreh në studion e A2 CNN, deputeti demokrat Ervin Salinaji, i cili edhe pas dy muajsh ndryshimesh në qeveri, kerkon akoma shpjegime pse Rama levizi ministrat.

“Balla ka qenë në komision dhe e ka dhënë dëshminë e vet. Dhe sot ata që janë thirrur si dëshmitarë në komision nuk janë në funksione, as Balla, as Çuçi, as Muhamet Rrumbullaku, as Ardi Veliu. Rama nuk ua fali. Të gjithë personat e përmendur janë përgjegjës para publikut dhe nuk janë më në funksionet e mëparshme. I ka hequr të gjithë ministrat që përballen me drejtësinë në mënyrë të pashpjegueshme”, citon A2 deputetin demokrat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com