Kjo foto mahnitëse e një ariu të ri polar, i cili fle mbi një ajsberg është shpallur fotografia më e bukur e vitit, e botës së egër. Ajo u realizua nga fotografja britanike Nima Sarikhani.
“Imazhi befasues dhe prekës i Sarikhani na lejon të shohim bukurinë dhe brishtësinë e planetit tonë“, tha drejtori i Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, Douglas Gurr. Fotografja arriti ka kapte këtë moment pas 3 ditësh që kërkonte për arinjtë polarë në mjegullën e dendur jashtë arkipelagut Svalbard të Norvegjisë.
Në garë këtë vit për foton më të mirë të botës së egër ishin 25 imazhe, të cilat u votuan nga më shumë se 75 mijë persona nga e gjithë bota. 4 finalistët morën vlerësime të shumta për fotot e tyre vërtetë të rralla.
Tzahi Finkelstein po qëndronte i fshehur duke fotografuar zogjtë në breg, kur vuri re këtë breshkë ballkanike të pellgut duke ecur në cekëtirë. Papritur mbi hundën e breshkës zbriti një pilivesë.
Daniel Dencescu shpenzoi orë të tëra duke ndjekur grumbullimin e zogjve në periferi të Romës në Itali. Më në fund në një ditë dimri pa re, tufa e shpendëve formoi këtë imazh të një zogu gjigand.
Dy luanesha kishin shkuar për gjah, duke i lënë 5 këlyshët e tyre të fshehur në shkurre përgjatë natës, në Maasai Mara Mara të Kenias. Kur u kthyen nga misioni i tyre i pa suksesshëm, thërritën këlyshët e tyre në mes të fushës me bar dhe fotografi Mark Boyd ishte aty për të kapur këtë imazh.
I vendosur në një strehë ku nuk futej ujë, të cilën e kishte ngritur vetë, Audun Rikardsen realizoi këtë foto të kandilit hënor të detit në ujërat e një fjordi jashtë Tromsø në Norvegjinë veriore, të ndriçuar nga aurora borealis.
/a.r