Optimist duket kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 2025. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së Asamblesë së PS tha se në zgjedhjet e 2025 Partia Socialiste parashikon të marrë më shumë mandate se asnjëherë tjetër.
“Me më shumë se asnjëherë tjetër, sesa do jenë do ua themi rrugës”, tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku.
/a.d