Të tjera përgjime dalin nga dosja e të arrestuarve të “Tempullit” në Tiranë, ku një grup të rinjsh shpërndanin lëndë narkotike, kanabis, heroinë dhe kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, janë zbardhur përgjimet, ku persona të autorizuar nga prokurori i çështjes, kontaktonin me shpërndarësit, dhe siguronin lehtësisht kokainë.
Në dosjen e zbardhur, prokuroria tregon sesi njëri nga të arrestuarit, Klajdi Avdia, shiste lëndën narkotike në Tiranë.
Në datën 24 nëntor 2023, rreth orës 21:40 në Bulevardin Bajram Curri në Tiranë, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri” blen 0.4 gramë kokainë nga Klajdi.
Sipas dosjes së prokurorisë, shit-blerja është dokumentuar me video dhe audio, e asistuar nga specialistët se Seksionit Tekniko-Shkencor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
(A Miri, B Klajdi Avdia)
A-O niisho
B-Ca bone, vlla?
A-Si t’kam?
B- Mirë je?
A-1 (një)… ?
B-E më… dije se nuk i fusim dorën në xhep me pagu vlla, ta mor iher vetë unë masanej shofim, hajd se fola me atë, ça bone ti?
A-Përzotin… (nuk kuptohet)
B-Sa i ka bo kto me ?
A-0 (zero), 33 (tridhjetë e tre) janq ato. 0 (zero), 3 (tridhjetq e tre) e japim.
B-Shumë mirë është, hajd.
A-Telej kto. (nuk kuptohet), ku të çohet nga gjumi, s’ke ktu me thy ti (nuk kuptohet)…
B-…. (nuk kuptohet).
A-Je i madh, shumë faleminderit, hajd.
Edhe në datën 7 dhjetor 2023, në rrugën Teodor Keko, bazuar në autorizimin e prokurorit të çështjes, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri”, kryen blerjen e simuluar të një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë te 24 vjeçari.
(A-Miri, B-Klajdi)
A-Oo, sa isha tu i shkrujt atit, ça je ut bo, si të kom?
B-Mirë, mirë.
A-Ça bone ti?
B-Hajt mo…
A-Sa po i shkrusha, ti thosha njit me ate t’ frutave…
B-Po te frutat… (nuk kuptohet).
A-Po, ça bone ti ?!
B-Përzotin asigio…
A-Si ia kalove?!
B-Mire, sa të duhen byrazer?
A…0.4(zero, katshe)…
B-Përzotin 0.35, janë të gjitha në full byrazer
Sipas Prokurorisë, për shitjen e kokainës, ata e siguronin nga lidhjet e tyre shoqërore, e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre. Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave.
Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme.
Në afërsi të banesave të tyre, ose shkojnë te vendi ku ndodhet blerësi, duke përdorur automjete të tyre, ose të marra me qira. Ata mbanin kontakte me anë të telefonit me ‘klientët’ e tyre, madje u përgjigjen edhe personave të panjohur, të cilët u prezantohen me anë lidhjeve të përbashkëta shoqërore.
/a.d