Rusia thërret për ‘bisedime’ ambasadorin e Danimarkës

Ambasadori i Danimarkës në Moskë, Jakob Henningsen është thirrur në takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse.

Shkak janë bërë deklaratat provokuese të Henningsen në mediat daneze në lidhje me aktivitetet e kompanive të huaja në Rusi, raportojnë mediet e huaja.

Mediet daneze nuk janë të sigurta se çfarë i referohen deklaratave, por besohet se lidhet me një intervistë në Berlingse më 4 dhjetor, në të cilën ambasadori paralajmëroi kompanitë daneze, pasi shteti rus sekuestroi pjesë të një kompanie në pronësi të Carlsberg, gjë që u bë e mundur, pasi presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret që i jep shtetit të drejtën të marrë përkohësisht disa kompani të huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com