Sulmet ajrore të Ukrainës në qytetet kufitare ruse tashmë nuk janë më një risi. Gjatë mbrëmjes së kaluar, trupat e Zelensky tentuan të godasin me raketa e dronë disa pozicione në Rusi, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes u shmangën.
Autoritetet ruse shkuan dhe më tej duke i cilësuar këto sulme të Ukrainës si terroriste. Synimi i Ukrainës raportohet të kenë qenë disa pozicione ushtarake në Brjansk dhe Rostov.
Ndërkohë, një ditë më parë Ukraina arriti të godasë me dronë dhe raketa Himars një bazë ushtarake stërvitore në Donetsk, ku u vranë të paktën 75 persona.
Nga ana tjetër, autoritetet ruse vijojnë të festojnë fitoren e kontrollit mbi Avdiivkan. Zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev u shpreh se beteja për qytetin kyç ishte tepër e vështirë, por në fund rezultoi e suksesshme.
/a.r