Rusia po avancon shpejt, ka pushtuar këtë vit 2700 km katror

Lëvizja e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të përdorë armët e saj, pasohet menjë tjetër OK, po nga administrate aktuale, për të lejuar përdorimin e minave të këmbësorisë në Ukrainë.

Por kjo duket se vetëm po nxit rusët që të avancojnë më shumë brenda fqinjit. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit për Studime të luftës, Rusia ka arritur të pushtojë 6 herë më shumë territor brenda Ukrainës në krahasim me vitin 2023 dhe po avancon me ritme të shpejta drejt zonave strategjike e urbane në rajonin lindor të Donbas.

Sakaq, inkursioni surprizë i Ukrainës në rajonin rus të Kursk po dështon. Trupat ruse po i shtyjnë pas çdo ditë më shumë ato ukrainase. Ekspertet ngrenë pikëpyetje të mëdha për suksesin e kësaj ofensive të nisur në muajin gusht, duke e cilësuar si një katastrofë strategjike, marrë parasysh edhe burimet e munguara njerëzore në ushtrinë e Zelenskit.

Por ku po avancon konkretisht ushtria ruse? Në muajt e parë të luftës, Rusia nxitoi të depërtojë shpejt në Ukrainë, ende pa u ndeshur me kundërofensivën ukrainase. Por në 2023, asnjë nga dy ushtritë, nuk arriti as të fitojë e as të zmbrapsë armikun, me konfliktin që qëndroi në gjendje neutral.

Por të dhënat e fundit të Institutit për Studime të luftës, 2024 ka që në një vit në favor të rusëve. Instituti studion pamjet e publikuara nga mediat por edhe raportet zyrtare të zhvendosjes së trupave ushtarake, shkruan A2.

Sipas të dhënave, forcat e Moskës kanë arritur që deri tani për 2024 të pushtojnë sipërfaqen prej2700 km katror, shumë më shumë se 465 km katror të një viti më parë, apo 6 herë më shumë, raporton A2.

Sipas ekspertëve, ekziston mundësia reale që fronti në lindje të Ukrainës të kolapsojë, nëse Rusia vazhdon edhe për pak të avancojë atje.

Nga 1shtatori në 3 nëntor, pra në 2 muaj, rusët kanë arritur të marrin mbi 1 mijë km katror territor, duke shfaqur një avancim të frikshëm në muajt e fundit. 2 zonat ku ushtria e Putinit ka avancuar më shumë janë Kupiansku në rajonin e Kharkiv dhe Kurakhovë, pranë Pokrovskit në rajonin e Donjetskut.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com