Propagandën e Serbisë po e vazhdon edhe Rusia, por duke i dhënë amplifikim ndërkombëtar. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, pretendon se “serbët në Kosovë po persekutohen, njësoj si persekutimi nazist i popullatës ruse nga territori i Donbasit, që u krye nga ukrainasit”.
“Spastrimi etnik është i pastër si loti. Gjithashtu, pa konflikte serioze ushtarake, po përpiqen të dëbojnë serbët nga Kosova”, tha ministri rus.
Lavrov pretendoi pa fakte se serbët po dëbohen në heshtje nga ajo që e quajti krahina jugore serbe, sipas tij me metoda të ndryshme burokratike.
Me justifikimin se po mbrojnë popullatën e tyre, rusët nisën luftën kundër Ukrainës. Nga Kosova, atij i reagoi ish ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, duke dënuar propagandën ruso-serbe.
Deputeti i PDK-së e konsideron pretendimin për spastrim etnik, një dezinformatë që synon destabilizimin e Kosovës.
/a.r