Shpërthime të fuqishme që më pas u pasuan nga zjarre u regjistruan në orët e para të mëngjesit në Kiev, si pasojë e një sulmi rus me avionë e dronë kamikazë.
Sirenat e alarmit buçitën për disa orë në kryeqytetin e Ukrainës, i cili përjetoi momente të tjera të vështira, në këtë luftë që ka hyrë në vitin e saj të tretë.
Sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë, 10 persona kanë mbetur të plagosur nga këto sulme në lagjet e Shevchenkivskyi dhe Sviatoshynsky.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko iu kërkon qytetarëve të qëndrojnë në vendstrehime derisa alarmi të kalojë.
/a.r