Muaji që ka nisur pak ditë më parë parashikohet të jetë pozitiv për të gjitha shenjat, por për 3 prej tyre nuk do të jetë aq festiv. Nga data 1 e muajit, Mërkuri do të kalojë në shenjën e Bricjapit dhe mesa duket do të kthehet në retrogradë në datën 13 të muajit. Ky aspekt do të ndikojë në komunikimin dhe lëvizjet tona dhe favorizon keqkuptimet e vogla. Sidomos nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme.
Virgjëresha
Ndjenja mbizotëruese është zhgënjimi, i cili ju mbush me humor në të gjitha aspektet e jetës suaj të përditshme. Keni shumë nerva dhe zemëroheni lehtë. Mundohuni të mbani durimin, sepse çfarëdo që të thoni tani, nuk mund ta ktheni pas.
Shigjetari
Mund të jetë stina juaj e ditëlindjes dhe mund të ndiheni të ngritur, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë presion. Marsi në shenjën tuaj intensifikon situatat negative, të cilat do të krijojnë acarim, tension dhe ankesa. Ruani gjakftohtësinë tuaj për t’ia dalë mbanë.
Peshqit
Marrëdhëniet dhe komunikimi janë më të prekura nga Mërkuri retrograd. Ndjenja e pesimizmit mbizotëron, aq më tepër që gjatë gjithë muajit luhen lojëra pushteti dhe mikro-politike. Jini veçanërisht të kujdesshëm për qëndrimin dhe fjalët tuaja përpara njerëzve që nuk keni plotësisht besim./Liberale.al