Rryshfeti ndaj policisë të çon pas hekurave: 2 të arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit

Rryshfeti i mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë ka çuar në pranga 2 persona gjatë 24 orëve të fundit. Policia njofton se u arrestua 20-vjeçari me iniciale S.B. që u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe 40-vjeçari me iniciale O.D. që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Të kapur në këto shkelje, ata kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit rryshfet. Me këto 2 raste, ka shkuar në 38 numri i personave të arrestuave për korrupsion aktiv të punonjësve të Policisë Rrugore të mbetur në tentativë.

Policia thotë se lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com