99% e raketave balistike dhe dronëve të lëshuar nga Irani në drejtim të Izraelit janë shkatërruar duke dështuar kështu në goditjen e objektivave të tyre. Burimet amerikane i konfirmuan CNN se sistemi mbrojtjes antiraketore Izraelit me shumë shtresa kanë arritur të interceptojnë raketat.
Sistemi mbrojtës antiraketor izraelit është një nga sistemet më të avancuara në botë. Ai është përbërë nga disa shtresa, secila me sisteme të veçanta. “Iron Dome” është shtresa më e fundit e mbrojtjes dhe mund të interceptojnë raketa dhe dronë në një distancë prej 70 km.
Më pas është “David Sling”, i cili është specializuar për mbrojtjen ndaj raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi duke goditur objektivat në rreth 300 km distancë.
Shtresa e fundit përbëhet nga sistemet ARROW 2 dhe ARROW 3 që bëjnë interceptimin e raketave balistike në dy faza. “ARROW 2” eliminon raketat teksa ato kanë nisur fazën e rënies dhe kanë hyrë në atmosferë, ndërsa “ARROW 3” bën asgjësimin e tyre në hapësirë pa I lejuar që raketat të hynë në fazën terminale.
Raketat dhe dronë u lëshuan nga brenda territorit të Iranit ndërsa sulmi besohet se zgjati për rreth 5 orë. Shumica e tyre u interceptuan përpara se ato të hynin në territorin e Izraelit, më shumë se 1700 kilometra nga pika e tyre e lëshimit.
“Mbrëmjen e djeshme Irani nisi një sulm ndaj Izraelit duke lëshuar më shumë se 300 sulme. Kërcënimi Iranian u përballë me mbrojtjen ajrore e cila së bashku me superioritetin teknologjik dhe me forcat e koalicionit kemi arritur të interceptojmë rreth 99% të gjitha kërcënimeve drejt territorit Izraelit. Në total u lëshuan rreth 170 dronë, 30 raketa Kruiz si dhe 120 raketa balistike”, tha kreu i IDF-së, Daniel Hagari.
Sipas burimeve amerikane rreth 70 dronë dhe 3 raketa balistike u rrëzuan nga marina amerikane duke përdorur sistemet mbrojtëse antiraketore “Aexhis”, të vendosura në destrojerët në Mesdhe.
Në ndihmë të Izraelit ishin edhe avionët e Royal Air Force të Britanisë që ndodhen në rajon.