Rritje e ndjeshme e emetimit të bonove të thesarit

Kina do të rritë ndjeshëm emetimin e bonove të posaçme të thesarit me maturim për një periudhë ultra të gjatë në vitin 2025, për të mbështetur zbatimin e programeve të përmirësimit të pajisjeve të mëdha dhe këmbimit të mallrave të konsumit, sipas një konference shtypi qeveritare të mbajtur të premten në Pekin.
Yuan Da, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, tha se qeveria do të zgjerojë sferën e fushave ku do të ofrohet mbështetja financiare, duke përfshirë informacionin elektronik, sigurinë në punë dhe objektet bujqësore. Konsumatorët do të marrin subvencione për blerjen e tre kategorive të produkteve digjitale: telefonat celularë, kompjuterat tablet dhe orët e shiritat e dorës inteligjente.

Ai vuri në dukje që qeveria do të shtojë më tej subvencionet për përmirësimin e autobusëve urbanë me energji të reja, të baterive e makinerive bujqësore dhe do të shtojë përkrahjen për rinovimin e mallrave të konsumit të lidhura me zbukurimin e shtëpisë.

Në mars 2024, qeveria kineze nisi një plan veprimi për të nxitur rinovimin e pajisjeve të mëdha dhe këmbimin e mallrave të vjetra të konsumit me të reja si pjesë e përpjekjeve për të rritur kërkesën e brendshme dhe për të mbështetur rritjen ekonomike.
Yuan tha se gjatë vitit të kaluar, puna lidhur me këto programe ka sjellë rritjen e investimeve, ka shtuar konsumin familjar dhe ka përshpejtuar tranzicionin e gjelbër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com