Rriten me 34,2 % lejet, ulet sipërfaqja e ndërtimeve në kryeqytet

Në tremujorin e tretë 2023 janë miratuar gjithsej 361 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 269 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një rritje prej 34,2 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2023, është 455.181 m2, nga 418.685 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një rritje prej 8,7 %. Kjo do të thotë se më shumë ndërtime në një sipërfaqja.

 

Në tremujorin e tretë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 18,9 miliardë lekë, nga 21,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një ulje prej 12,5 %.

Pas pesë vitesh, në qarkun e Tiranës në 9 muajt e parë të vitit sipërfaqja e ndërtimit që do të zhvillohet është ulur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com