“Rrihte gruan, fëmijët i mori me forcë nga Lezha”, çfarë tha Marku në polici

“Kisha frikë se do më qëllonin”, kjo ka qenë deklarata në polici e 40 vjeçarit Aleks Marku. Autori i të shtënave me kallashnikov në prani të dy fëmijëve të tij orët e para të kësaj të mërkure në Durrës, ka theksuar se “nuk ka qenë i vetëdijshëm”.

Me informacionet e deritanishme, Marku ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa paraqitet një person problematik në familje.“Bashkëshortja ka urdhër mbrojtjeje ndaj tij, pasi ai e dhunonte fizikisht”, u raportua më herët. Gazetarja Enkeleda Arapi theksoi se ka dyshime se ai i ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha për t’i sjellë në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

E siç thonë banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, dy fëmijët e mitur kanë qenë në banesën e marrë me qira prej thuajse një muaji. “Fëmijët kanë një muaj, lozin aty…Lë rroba këtu, lë rroba këtej”, tha një prej tyre.


Fatmirësisht, të miturit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com