Një kamarier 17-vjeç është rrahur brutalisht në ambjentet e tij të punës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta,në ambjentet e një picerie në qendër të qytetit të Beratit.
Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur kamarierin e picerisë,me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 të dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë,që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.
Mësohet s ,për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve.
I plagosuri B.D,17-vjeç është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
/a.r