Rrëzohet në kanalin Anglez helikopteri i Marinës Mbretërore britanike, raportohet për të vdekur

Një punonjës i Marinës Mbretërore britanike ka vdekur pasi një helikopter i ushtrisë u rrëzua në Kanalin Anglez gjatë një stërvitje që po realizohej mbrëmjen e djeshme.

Helikopteri i përfshirë në këtë incident është një Merlin Mk4. Mjeti fluturues u rrëzua teksa po kryente ushtrime me aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth pranë Dorset, shkruan A2.

Një helikopter i dytë Merlin po merrte pjesë në të njëjtën stërvitje dhe ishte gjithashtu në ajër në momentin e rrëzimit.

Raportohet se tre anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bordin e helikopterit në momentin kur u rrëzua, dy prej të cilëve u shpëtuan me ndihmën e rojes bregdetare, përcjell A2 referuar BBC.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ishte ‘thellësisht i pikëlluar’ nga incidenti dhe i bëri homazhe ekuipazhit të HMS Queen Elizabeth.

Gjatë një vizite në Portsmouth, Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se humbja e jetës së një punonjësi të Marinës Mbretërore ishte një lajm i tmerrshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com