Mohamed al Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane, është raportuar.
Sipas mediave të huaja, një deklaratë televizive siriane ka njoftuar se al Bashir do të mbajë këtë rol deri më 1 mars 2025.
Mohamed al Bashir do të drejtojë qeverinë e shpëtimit të udhëhequr nga rebelët, të cilët përmes një ofensive të shpejtë, mësynë në Damask dhe rrëzuan regjimin e diktatorit Bashar Al Assad.
Qeveria e Shpëtimit Kombëtar tashmë kishte qeverisur pjesë të Sirisë veriperëndimore dhe Idlib.
Bashir është një ish-inxhinier dhe ka kualifikime të shumta që përfshijnë inxhinieri, ligj dhe planifikim administrativ, sipas The New Arab.
Një CV e publikuar nga Qeveria e Shpëtimit thuhet se ai la punën e tij në 2021 për t’u bashkuar me “rradhët e revolucionarëve në fushën ushtarake”.
/a.r