U mbajt sot seanca në lidhje me kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për lejimin që të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Avokati i tij Genc Gjolutaj njoftoi se SPAK kërkon që Berisha të trajtohet sipas ligjit të të paraburgosurve.
Sipas ligjit nuk parashikohet që një i paraburgosur të lejohet të shkojë ne vendin e punës.
GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin, që pritet të jepet rreth orës 15:30.
“Ju e dini që sot gjykimi ishte për kërkesën tonë që Berisha të futej në Kuvendin e Shqipërisë dhe ne paraqitëm pretendimin tonë. Ata nuk pranojnë në mënyrë në absolute.
SPAK koncepton që Berisha të trajtohet nga ligji i të paraburgosurve, si një njeri i thjeshtë. Kjo është strategjia e Edi Ramës dhe atyre që e kanë stisur këtë çështje”, tha ai.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023 dhe nëse do të mungojë në Kuvend deri në muajin qershor, atëherë mandati i tij do të digjet automatikisht.
Kjo pasi çdo deputet humb mandatin në rast se nuk paraqitet në asnjë seancë parlamentare për një afat kohor prej 6 muajsh.
/f.s