Nuk kërkojnë punë. Por duket se edhe ata që duan të ushtrojnë profesionin e tyre të lirë, do të jenë në varësi të Urdhrit të Inxhinierit.
Me pankarta në duar duar, një grup inxhinerësh u mblodhën përpara Kuvendit, këtë të enjte, për të kundërshtuar ligjin e urdhërit të propozuar për ta.
Kjo është protesta e dytë e tyre pas asaj të 6 nëntorit që u zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit, ku pritej të niste diskutimi i draftit të hartuar nga deputetja e PS, Luljeta Bozo, e cila thekson se ky projektligj kërkon që pas një viti të gjithë inxhinierëve aktualë u rrëzohet licenca dhe duhet të rilicencohen tek Urdhri i Inxhinierëve.
Protestës i është bashkuar edhe deputeti demokrat Lefter Gështenja, i cili tha se nuk është normale të shitet si propozim i një deputeti kur është e vërtetueshme se është nismë e qeverisë.
“Kjo nismë është iniciuar nga qeveria. Projektligji është antikushtetues, kontrollon licencat e inxhinierëve. Do vazhdoj ta kundërshtoj dhe në Komision, kemi pasur një sërë takimesh dhe dëgjesa në universitet, me inxhinierë dhe student që preken nga kjo iniciativë. Ky projektligj prek të gjithë inxhinierët, një vit pas miratimit të projektligjit bie licenca”, tha Gështenja për mediat.